Wednesday, March 4, 2015

MAMAJA IME GATUAN MË MIRË SE E JOTJA- E DIELL

4 RECETAT E PARA

Po ndajmë me ju recetat e gatuar këto dy të diela në “Mamaja ime gatuan më mirë se e jotja”, vetëm në “E DIELL”.



FËRGESË “TIRONSE”

Përbërësit:
Mëlçi të zeza
Salcë domatesh
Gjizë
Qepë
Hudhra
Pak Miell
Spec I kuq ( mund të jetë dhe pak djegës)
Vaj
Kripë
Piper

Në fillim pastrohet dhe qërohet qepa dhe hidhet në tigan. Ndërkohë priten mëlçitë dhe hidhen në tigan bashkë me qepët dhe kaurdisen derisa të skuqen mirë.
Më pas u shtohet pak miell dhe salca e domateve dhe lihen të marrin një valë. Fërgesa kriposet si dhe I hidhet spec I kuq dhe piper sipas dëshirës.

Për ta përfunduar duhet të futet në furrë, në një tavë dheu derisa të krijojë një shtresë të kuqe në ngjyrë të zënë. Zerviret me tavë dheu dhe ende e nxehtë duke vluar. 


LINGUINI ME KARKALECA

Përbërësit:
1 pako makarona Linguine
Karkaleca
Domate të vogla (domate qershi)
Qepë
Hudhër
Vaj
Kripë
Piper
Verë e bardhë gatimi

Vëmë ujin të ziej dhe zziejmë linguinet sipas minutazhit që shënohet në ambalazhin e tyre. Ndërkohë në tigan skuqim pak qepën. Më pas hedhim domatet të prera në dysh dhe në fund hedhim karkalecat e qëruar. Karkalecat nuk duhet të qëndrojnë shumë në zjarr, pasi piqen shumë shpejt. Ndërkohë kjo shuhet me verë të bardhë.
Heqim makaronat nga zjarri, I kullojmë dhe më pas I hedhim në tiganin ku janë përgatitur karkalecat që të marrin shijet e njëra-tjetrës. 


RIZOTO ME 3 DJATHRAT

Përbërësit:
Djath I tymosur
Djath për Pizza
Djath parmigano I grirë
Oriz
Vezë
Arrë moskat
Gjalp
Piper
Kripë

Në fillim vihet orizi në zjarr për tu zier (masa 1 ujë dhe 2 oriz). Ndërsa zihet orizi bëhet gati një tavë për në furrë. Në fund të saj hidhet pak djath I tymosur, I prerë në kubik dhe djath I grirë.
Rrihen vezët dhe bëhen gati me pak kripë.
Ndërkohë orizi lihet të ziejë por jo deri sat ë ketë shteruar të gjithë ujin. Me shumë pak ujë hidhet në tavën e bërë me djath. I hidhet dhe gjalpi. Ndërkohë sipër krijohet një shtresë me vezë dhe djathë pice.
Tava më pas futet në furrë që të piqet për shumë pak.


PURE PATATE ME FILETO PULE

Përbërësit:
Patatate
Qumësht
Gjalp
Speca
Pulë- pjesa e gjoksit
Hudhra
Vaj
Kripë
Piper
Majdanoz

Patatet lahen, qërohen dhe priten dhe vendosen të zien. Ndërkohë që dhe fileto e pulës lahet dhe vendoset në një tigan me vaj, bashkë me specat. Specat mund të jenë me shumë ngjyra oër të krijuar një efekt sa më të këndshëm.
Pasi të jenë zier patatet, hiqen mënjanë, kullohet uji dhe hidhen në një enë të qelqtë ku u hidhet qumështi dhe shtypen në mënyrë uniforme. Puresë i hidhet dhe gjalp, si dhe mund ti hidhet dhe majdanoz.
Ndërkohë dhe pula është skuqur dhe ka marrë një faqe bashkë me specat.
Pjata serviret në këtë mënyrë: vihet pureja, anash vihen filetot dhe specat dekorojnë purenë dhe fileton. 

No comments:

Post a Comment