Sunday, January 18, 2015

Disa "sekrete" për audicione të suksesshme


Do të provosh veten? Vendi më i mirë mund të jetë ekrani i një televizioni dhe sidomos një ndër formatet më të famshme ndërkombëtare si Big Brother apo The Voice.

Çka shkruhet më poshtë është frymëzuar nga takimi me konkurentë të edicioneve të Big Brother Albania që janë në “E Diell” duke sfidaur njëri tjetrin në një seri lojërash argëtuese.

Avantazhet që të jep pjesmarrja në një format televiziv, janë të shumta, si kontakte, eksperiencë të re, një element më shumë në CV tuaj, trajnime të shumta për të folurën në publik, si të sillemi me ata që na ndjekin dhe mbi të gjitha mund të keni një mundësi për tu bërë dikushi.

Pra, në prag të thirrjeve për aplikime për Big Brother Albania 8 dhe The Voice 5, janë disa gjëra të thjeshta që mund të ndiqni:

Aplikoni duke ndjekur rrugët që jepen në televizor, ose në rrjetet sociale

Kur ju thërrasin për audicion, mund të informoheni mbi programin që keni aplikuar, faqet web të Top Channel i kanë gjithë informacionet e nevojshme

Mos hezitoni të tregoni për veten në mënyrë që të kuptoni se çfarë mund të përmirësoni

Pjesmarrja në emisione të tjera mund të jetë një avantazh, se ju jep më shumë mundësi të mësoheni me televizionin

Ditën e audicionit, përgatit mirë materialin tënd (këngë ose intervistë) dhe është më mirë të zgjedhësh diçka të thjeshtë, por që e bën mirë, se diçka që bie në sy, por mund të dalësh keq

Emocionet, mund të jenë problem, prandaj ditën e audiconeve, mere veten me të mira dhe kujto për eksperiencën e bukur që të pret.

Për më shumë mund të shikoni më poshtë, disa “sekrete” se si të dilni sa më mirë.

Për audicionet me këngë: (http://www.singwise.com/cgi-bin/main.pl?section=articles&doc=SingingAuditionTips; https://www.successfulsinging.com/free-singing-guides/audition-advice/ )

Për audicionet me intervistë: (http://www.backstage.com/advice-for-actors/backstage-experts/4-solutions-easing-audition-nerves/; http://www.dailystar.co.uk/tv/big-brother/360747/The-10-top-tips-on-how-to-be-a-Big-Brother-housemate ; http://www.behindbigbrother.com/2012/05/auditions-the-complete-process/ )

No comments:

Post a Comment